Korçë, 31 korrik NOA - Një 28-vjeçar është kapur sot nga policia pasi posedonte lëndë narkotike kanabis sativa.
Specialistët e Seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë u krye arrestimi i 28-vjeçarit Ardian Pupa, banues në fshatin Mborje- Korçë.
Sipas policisë, arrestimi i tij u krye pasi gjatë kontrollit në fshatin Mborje-Korçë në rrugë në afërsi të banesës së tij Ardian Pupa ju gjetën në trup tre qese standarde farmaceutike brenda tyre të mbushura me bimë të ngjashme si ajo e bimës narkotike "Canabis Sattiva".
Më pas gjatë kontrollit të banesës ju gjendën dhe shtatë qese me bimë kanabis sativa.
Pesha e përgjithshme e dhjetë qeseve të ndara në dhjetë doza ka peshën 50 gram.
I riu akuzohet për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve".
k.k/NOA