English

BE, "mekanizëm" të ri për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Bruksel, 31 Korrik NOA/ Update - Bashkimi Evropian po përgatit një "mekanizëm" të ri për procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në vjeshtë do të vërtetohet qartë se BE-ja nuk heqë dorë nga ky synim.

Zyrtarë dhe diplomatë në Bruksel, kanë thënë se të 27 vendet anëtare të BE-së, konsiderojnë se perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor përsëri duhet të theksohet, ndoshta me një deklaratë politike të veçantë ose me konkluzat e Këshillit të Ministrave të BE-së. Ndërkohë, këtë proces fuqishëm e mbështesin edhe Shtetet e Bashkuara, pasi në Washington janë të bindur se kjo do t'i kontribuojë stabilitetit të gjithë Evropës. Duhet të shihet qartë se çka do t'i propozojë Komisionit Evropian presidenca e Suedisë, si dhe mos janë instrumentet ekzistuese të procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE jo edhe aq të përdorshëm, apo ndoshta është e domosdoshme ndonjë shtytje shtesë, thonë burimet në Bruksel. Ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt, i cili ka kryesuar me takimin e shefave të diplomacive të BE-së, pas përfundimit të tij, ka shfaqur shpresën se "gjatë muajve të ardhshëm, por edhe pas presidencës suedeze, BE do të jetë në gjendje të fusë forcë të re në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor", raporton RTK. Para këtij takimi Bildt ka tërhequr vërejtjen se "Bashkimi Evropian po i ekspozohet rrezikut që ta humbasë kredibilitetin dhe të nxisë destabilitet politik në Ballkan, po qe se vendet e atij rajoni nuk tërhiqen më afër anëtarësimit në BE". Vërejtja e Bildtit se nacionalistët në Ballkanin Perëndimor do të mund të forcoheshin dhe të shtynin forcat politike proevropiane, po të ‘treteshin' shpresat për hyrje në radhët e BE-së, është plotësisht në harmoni edhe me analizën më të re të përfaqësuesit të lartë të Unionit, Javier Solana. Të dy zyrtarët e lartë të Unionit kanë tërhequr vërejtjen se kredibilitetin i BE-së në botë varet nga ajo se sa do të jetë Evropa në gjendje që fillimisht ta rregullojë "oborrin" e vet, që para së gjithash është Ballkani Perëndimor. Këto ditë Solana ka deklaruar në fondacionin Ditshley, në Oxford, se BE "tepër shumë ka investuar në atë rajon, për të lejuar që vendet e atjeshme të heqin dorë nga fuqia tërheqëse e BE, ndërkohë që vetëm pas 5 vitesh e tëra do të jetë më e vështirë dhe shumë më e shtrenjtë". "Para disa vitesh dëgjohej se BE në Ballkan po ballafaqohet me hamendjen- të shkohet drejt zgjerimit, apo ndonjë lloji të protektoratit. Ne jemi përcaktuar për anëtarësim, si parim kryesor, me kusht që të zbatohen reformat, dhe, kjo është strategjia e vërtetë", ka përfunduar Solana, i cituar nga mediat ndërkombëtare.

- Komentoni lajmin e ditës në fund të shkrimit / Klikoni këtu, për rregullat e përdorimit

KOMENTE