Tiranë, 31 korrik NOA - Kryeministri, Sali Berisha priti sot në një takim Muhamed Mufaku Al Arnaud dhe Oriab Mohammad Alranataë, drejtor i Qendrës për Studime Politike, Universiteti  Al Al-Bayt, Aman, Jordani.
Al Arnaud është përfaqësues i rëndësishëm i diasporës shqiptare në vendet arabe. Personalitetet akademike i shprehën Berishës urimet për fitoren e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe i uruan atij suksese në mandatin e dytë qeverisës.
Kryeministri Berisha i falënderoi miqtë për ndihmesën e madhe që japin në forcimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve arabe.
Në takim u bisedua edhe për mundësitë e intensifikimit të këtij bashkëpunimi.
k.k/NOA