English

Festa kombëtare e Maqedonisë, Obama uron presidentin Ivanov

Shkup, 31 korrik NOA-Me rastin e 2 gushtit festës kombëtare të Republikës së Maqedonisë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama i ka dërguar telegram urimi kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

"I tërë populli amerikan po më bashkangjitet në urimet deri te ju, dhe deri te të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, me rastin e përvjetorit të Republikës.

Ju dëshiroj çdo të mirë deri sa e festoni ditën tuaj të parë kombëtare në cilësi të kreut të shtetit.

Me kënaqësi pres që të punojmë së bashku për përforcimin e partneritetit të përhershëm mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Maqedonisë, mbi bazë të vlerave të përbashkëta dhe përkushtimit të mëtutjeshëm për botë të qetë dhe të sigurtë", thuhet në telegramin urimin e presidentit amerikan.

m.i/NOA

KOMENTE