Athinë, 31 korrik NOA-Greqia ka vendosur të vaksinojë gjithë popullsinë e saj për të përballuar gripin e derrave. Ky ka qenë edhe vendimi i sotëm i komisonit qeveritar që është zhvilluar nën kryesinë e vetë kryeministrit Karamanlis ku edhe është aprovuar Plani Kombëtar i Veprimit.
Sipas vendimit të qeverisë do të vaksinohet pa përjashtim gjithë popullsia greke duke përfshirë edhe emigrantët e paligjshëm që ndodhën në Greqi.
Greqia është nga vendet e para që do të furnizohet me vaksina në mesin e muajit shtator, por vaksinimi do të fillojë kur ky medikament të marrë aprovimin e organeve shëndetsore të BE-së.
m.i/NOA
Â
Â