English

Itali, pushuesit plazh me të vdekurin pranë

Napoli, 31 korrik NOA - Pushuesit e një plazhi në qytetin e Napolit në Itali, kanë qëndruar me orë të tëra pranë bregut të detit, ndërsa fare pranë tyre ndodhej nj i vdekur.

Asnjëri prej plazhistëve nuk ka vënë re se në breg ndodhej një njeri i vdekur i mbuluar me një çarçafë ndërsa ndodhej nën një çadre plazhi.

Pushuesit indiferentë i janë afruar me centimetra të vdekurit por kurrsesi nuk kanë qenë kuriozë sesi një njeri të mbulohet i gjithë me një rrobë dhe të qëndrojë pa lëvizur me orë të tëra.

Indiferenca e pushuesve ka lënë për shumë kohë të vdekurin në breg të detit derisa një plazhit ka vënë re mënyrën e qëndrimit të viktimës.

Ai e ka lëvizur atë duke konstatuar se personi nën çadër nuk po shijonte plazhin por kishte ndërruar jetë.

Menjëherë është lajmëruar policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes.

Pushuesit e shumtë kanë kuptuar se pranë tyre ndodhej një i vdekur vetëm kur dëshmitari i parë lajmëroi policinë.

Ndërkohë nga hetimet e para policia tha se dyshohet që viktima është një 73-vjeçar dhe ka vdekur nga mbytja.

Ndërsa po vazhdon hetimet për të zbardhur me saktësi rrethanat e ngjarjes.

k.k.NOA

KOMENTE