English

Kosovë, një 17-vjeçar i kthyer nga Irlanda i infektuar nga gripi i derrave

Prishtinë, 31 korrik NOA - Konfirmohet rasti i dytë i infektuar nga gripi i derrave në Kosovë.

Autoritete Shëndetësore të Prishtinës, bënë të ditur sot se është një 17-vjeçar i cili kishte shfaqur simptomat e virusit H1N1.

Ndaj dhe menjëherë u morën masa ndaj adoleshentit i cili dyshohet të jetë prekur nga gripi i derrave.

Mësohet se djali ishte kthyer nga Irlanda dhe me të mbërritur në Kosovë kishte shfaqur shenja të gripit të derrave.

Ndërkohë që rasti i parë u konfirmua pak ditë më parë nga autoritetet Shëndetësore të Kosovës, sipas së cilëve ishte një fëmijë 9-vjeç i infektuar nga virusi H1N1.

k.k/NOA

Â

KOMENTE