Shkodër, 31 korrik NOA-Qarku i Shkodrës renditet në krye të zonave të kultivimit të bimëve narkotike në Shqipëri.
Prej tre javësh, policia vendore po zhvillon një operacion të gjerë për zbulimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, të kultivuara në zona të thella malore dhe pa pronarë të ligjshem.
Deri tani janë asgjësuar rreth 23 mijë bimë narkotike canabis sativa nderkohë që, sipas drejtuesve të policisë së Qarkut, operacionet e policisë do të vazhdojnë deri në asgjësimin e të gjithe sipërfaqeve të mbjella me bimë narkotike.
m.i/NOA