English

Ndoka: Do t'i propozoj Këshillit të PDK-së të mos njohë zgjedhjet

Tiranë, 31 korrik NOA - Ashtu sikurse kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, edhe kreu i Partisë Demokratike Nard Ndoka deklaron se numërimi i votave në zgjedhjet e 28 qershorit ishte një mekanizëm i deformuar duke shkuar me deklaratën e tij deri në propozimin e kryesisë së partisë së tij për mosnjohjen e zgjedhjeve.

Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokristiane, Nard Ndoka është shprehur se do t'i propozojë këshillit të kësaj partie të mos njohë zgjedhjet e 28 qershorit.

Ndoka ka akuzuar partinë demokratike si përgjegjëse kryesore për manipulime në procesin zgjedhor.

k.k/NOA - Komentoni lajmin e ditës në fund të shkrimit / Klikoni këtu, për rregullat e përdorimit

KOMENTE