English

Panariti: LSI do të këmbëngulë në dyfishimin e fondeve të buxhetit për bujqësinë

Tiranë, 31 korrik NOA - Sekretari i LSI-së për Bujqësinë dhe Mjedisin, Edmond Panariti ka dhënë sot një deklaratë për shtyp me anë të së cilës bëri të ditur se Lëvizja Socialiste për Integrim do të negociojë me partnerët e koalicionit hapat për shndërrimin e përparësive të saj programore në fushën e Bujqësisë në program qeverisës.

Panariti radhiti disa nga pikat kryesore në të cilët po synon LSI.

Sipas tij, LSI do të këmbëngulë në dyfishimin e fondeve të buxhetit për bujqësinë si pjesë e programit të ardhshëm qeveritar.

Do të insistojë në përgjysmimin e tatimit mbi vlerën e shtuar për të gjithë artikujt ushqimore baze, për të lehtësuar barrën e çmimeve për konsumatorët.

"LSI do të kërkojë që të krijohen fonde të garancisë për nxitjen e kredisë agrare nga burime buxhetore si dhe përdorimin për këtë qëllim të granteve apo të burimeve alternative financiare.

Në bashkëpunim me partneret tanë të koalicionit do të kërkojmë që mbështetja financiare për fermerët të shkojë drejt prodhimit faktik bujqësor dhe blegtoral. LSI do të kërkojë ri-negocimin e pikave të veçanta të marrëveshjes së tregtisë së lirë, për të mbështetur praninë në treg të prodhimeve bujqësore të vendit" tha më tej Panariti.

k.k/NOA - Komentoni lajmin e ditës në fund të shkrimit / Klikoni këtu, për rregullat e përdorimit

KOMENTE