English

Plagoset rëndë një djalë te pishinat e Akuadromit

Â

Tiranë, 31 Korrik NOA - Një djalë ka mbetur i plagosur para pak minutash te pishinat e Akuadromit në afërsi të Liqenit Artificial në Tiranë.

Ngjarja ka për viktimë, 23 vjeçarin Maringlen Cani, lindur e banues në Tiranë, i thanë agjencisë së lajmeve NOA, burime zyrtare nga Komisariati nr 2 i Policisë së kryeqytetit.

Nga të dhënat e para që ka arritur të marrë grupi hetimor që momentalisht ndodhet në vendngjarje, Mariglen Cani ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me një armë zjarri tip pistoletë, nga persona të cilët ende nuk u është konfirmuar identiteti.

Në transmetimin e ardhshëm ju njohim me të dhëna më të detajuara mbi ngjarjen që shkaktoi panik te një numër i madh pushuesish që gjenden në pishinat e Akuadromit.

/a.k/e.l/NOA/

KOMENTE