English

Protesta kundër qeverisë në Moskë, arrestohen 47 persona

Moskë, 31 korrik NOA-Policia e Moskës ka bërë të ditur se ka arrestuar 47 njerëz që po tentonin të mbajnë një tubim anti-qeveritar të paautorizuar në këtë qytet.

Zëdhënësi i policisë së Moskës, Zhana Ozhimina, konfirmoi se themeluesi i partisë ilegale, Partia Kombëtare Boshevike, është burgosur, më herët gjatë ditës, në një pjesë tjetër të qytetit.

Organizatorët e protestës paralajmëruan protesta të reja dhe akuzuan policinë se ka keqpërdorur fuqinë e saj.

m.i/NOA

KOMENTE