Bruksel, 31 korrik NOA- Komisioni Evropian miratoi sot në mbledhjen e tij në Bruksel një paketë të përbashkët ndihme prej 85 mln euro për disa vende të rajonit të Ballkanit.
Mes vendeve përfituese është dhe Shqipëria.
Bashkë me të janë Kroacia, Maqedonia, Bosnja, Mali i Zi, Serbia, Kosova dhe Turqia.
Një paketë specifike ndihme prej 100 milionë euro i është akorduar Serbisë në kuadër të mbështetjes buxhetore për t'ia mundësuar këtij vendi që të vazhdojë reformat ekonomike gjatë recesionit.
Komisioni Evropian tha se paratë do të ndihmojnë të ulin koston e lartë sociale të shkaktuar nga recesioni, i cili ka dobësuar buxhetin e Serbisë.
m.i/NOA