Â
Bagdad, 31 korrik NOA-Policia irakiane raporton për një seri shpërthimesh në xhami shiite në Bagdat të cilat kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 25 vetëve dhe plagosjen e mbi 50 të tjerëve.
Sipas policisë, Â 5 shpërthimet siç duket të bashkërenduara, goditën xhami në kryeqytet, në kohën kur besimtarët përfunduan lutjet e së premtes.
Një shpërthim vdekjeprurës u ndërmor në lagjen verior Shaab të kryeqytetit.
Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet, por militantët suni dhe terroristët e al-Kaidës kanë vënë në shenjestër ceremoni fetare shiite në të kaluarën.
Megjithëse dhuna ka rënë ndjeshëm gjatë vitit të fundit, sulmet shënuan rritje në qershor para tërheqjes së trupave amerikane nga qytetet irakiane.
m.i/NOA
Â