Los Anxhelos, 31 korrik, NOA - Eshtë shtyrë deri në një kohë ende të pacaktuar publikimi i rezultateve të autopsisë së bërë mbi trupin e yllit të popit, Michael Jackson.
Lajmi është bërë i ditur nga zyra e Coroner në Los Anxhelos, e cila më parë kishte njoftuar se rezultatet do të publikoheshin javën e ardhshme.
Ndërkohë, hetimet mbi vdekjen e këngëtarit kanë zbuluar se për të siguruar ilaçet, që i konsumonte në masë të madhe, mbreti i popit përdorte 19 pseudonime.
Shumë shishe me propofol që u gjetën në banesën e "mbretit të popit" pas vdekjes së tij të papritur, një anestezik jashtëzakonisht i fuqishëm ky, mendohet deri tani sipas policisë që të jetë dhe shkaku i vdekjes së këngëtarit.
Dokumenti prej 13 faqesh i publikuar deri tani për hetimet mbi vrasjen e Xhekson, jep gjithashtu të dhëna përsa i përket drejtimit që u është dhënë hetimeve.
Në fakt dokumenti i referohet dyshimeve për vrasje dhe autorizon hetimin e çështjeve të lidhura me "blerjen, transportin, pritjen, porositjen dhe livrimin e stoqeve të propofolit".
Ai bën publike gjithashtu 19 pseudonime të përdorura nga Michael Jackson dhe mjekët e tij, ndër të cilët Prince Jackson, emri i dy djemve të yllit të popit.
n.e/NOA - Komentoni lajmin e ditës në fund të shkrimit / Klikoni këtu, për rregullat e përdorimit