Tiranë, 31 korrik NOA - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste me parë në Tiranë, ku një person ka gjetur vdekjen pas shpërthimit të një granate.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë kompleksit "Dinamo" në kryeqytet kur një punëtor i një firme ndërtimi i identifikuar si Ramadan Xhafa 25-vjeç, ka gjetur një granatë teksa po kryente punimet.
Punëtori ka marrë në dorë granatën dhe aksidentalisht dyshohet ta ketë aktivizuar atë.Shpërthimi i granatës ka shkaktuar plagë të rënda te 25-vjeçari, i cili ka gjetur vdekjen pak minuta më pas.
Forca të shumta policie ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të sqaruar rrethanat.
Burime nga policia thanë se grupi hetimor ndodhen ende në vendin e ngjarjes dhe po merr në pyetje dëshmitarët, me qëllim zbardhjen e mekanizmit të ngjarjes.
k.k/NOA - Komentoni lajmin e ditës në fund të shkrimit / Klikoni këtu, për rregullat e përdorimit