English

Alarm fals për bombë në plazh nga konkurrenca mes lokaleve

Durrës, 1 gusht, NOA - Konkurrenca mes lokaleve të plazhit është bërë shkas për dhënien e një alarmi fals për vënie bombe. Lajmi bëhet i ditur nga burimet policore të Durrësit për agjencinë e Lajmeve NOA, të cilat sqarojnë se u ka mbërritur një telefonatë që u sugjeronte të largonin njerëzit pasi "te lokali Kosova që ndodhet tek vendi i quajtur "Rrota e kuqe", ishte vendosur lëndë plasëse".

Menjëherë u shkua tek vendi i ngjarjes dhe me ndihmën e forcave speciale xheniere u bë dhe kontrolli i mjediseve të këtij lokali, ku rezultoi se alarmi ishte i rrëmë pasi nuk kishte asnjë lloj lënde ekspolzive.

Nga verifikimet e bëra nga policia është identifikuar edhe numri i telefonit me anë të të cilit është kryer telefonata në numrin 129 të sallës operative të policisë, ndërkohë që poseduesi i tij ka deklaruar se atë numër ia ka shitur një personi që nuk njihej nga ana e tij.

n.e/NOA

KOMENTE