English

BE, 100 milionë euro Serbisë si "pjesë të luanit" dhe tërë Ballkanit, 85 të tjera(!)

Bruksel, 1 Gusht NOA Update - Bashkimi Evropian i ka dhënë Serbisë 100 milionë euro në kuadër të mbështetjes buxhetore për t'i mundësuar këtij vendi që të vazhdojë reformat ekonomike gjatë recesionit.

Kurse plot tetë shteteve të tjera ballkanike, u janë dhënë së bashku vetëm 85 milionë euro.

Komisioni Evropian miratoi paketë të përbashkët ndihmëse prej 85 milionë eurosh për Kroacinë, Maqedoninë, Shqipërinë, Bosnjën, Malin e Zi, Serbinë, Kosovën dhe Turqinë.

Në këtë mënyrë, Bashkimi Evropian i ka dhënë "pjesën e luanit" Serbisë dhe vendeve të tjera, "pjesën e mbetur".

Komisioni Evropian tha se paratë do të ndihmojnë të ulin koston e lartë sociale të shkaktuar nga recesioni, i cili ka dobësuar buxhetin e Serbisë.

/a.b/k.k/NOA/ Komentoni edhe ju këtë lajm / Klikoni këtu, për rregullat e përdorimit

KOMENTE