Tiranë, 1 gusht NOA - Kryeministri Sali Berisha i dërgoi sot një mesazh urimi, z. Anders Fogh Rasmussen me rastin e fillimit të detyrës si sekretar i përgjithshëm i NATO-s.
Në mesazhin e tij, kryeministri Berisha i thotë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Rasmussen, se "në emrin tim dhe të Qeverisë Shqiptare ju dërgoj përshëndetjet më të përzemërta e miqësore, si edhe urimet më të mira për suksese në këtë detyrë të lartë e jashtëzakonisht të rëndësishme".
"Qeveria shqiptare dhe unë personalisht, - vijon mesazhi, - ndajmë bindjen e thellë, se me përvojën, përkushtimin dhe vizionin tuaj, Aleanca e Atlantikut të Veriut do të njohë arritje të reja të rëndësishme në misionin e saj sublim të paqes e sigurisë euroatlantike e më gjerë, bazuar në parimet dhe vlerat e përbashkëta të vendeve anëtare".
Në përfundim, duke e uruar edhe një herë për sukses të plotë", Berisha e fton z. Rasmussen në Shqipëri, pasi i pohon se "ju shpreh dëshirën time t'ju pres në Tiranë".
e.l/NOAÂ