English

Berisha mesazh Sheferit mbi përfundimin e detyrës si sekretar i NATO-s

Tiranë, 1 gusht, NOA - Kryeministri Berisha i dërgoi një mesazh përshëndetës, Jaap de Hoop Scheffer me rastin e përfundimit me sukses të detyrës së tij si sekretar i përgjithshëm i NATOS-s.

"Kam kënaqësinë e veçantë, që me rastin e përfundimit me sukses të plotë të mandatit tuaj si Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të veriut, t'ju dërgoj në emrin tim e të qeverisë shqiptare përshëndetjet më të përzemërta e miqësore, si edhe urimet më të mira për shëndet të plotë për ju dhe familjen tuaj", shkruan në mesazhin e tij, kryeministri Berisha.

Sipas tij, shqiptarët do ta kujtojnë Sheferin përherë si mikun e madh e të shquar të Shqipërisë dhe kombit shqiptar, që si Sekretar i Përgjithshëm u ndodh në timonin e Aleancës, mbështeti fuqishëm dhe pa realizimin e ëndrrës së kombit për rikthim në familjen euroatlantike, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, por edhe ngjarjen tjetër madhore për kombin tim dhe për paqen e sigurinë në Ballkan, pavarësimin e Kosovës. "Shqiptarët, qeveria shqiptare dhe unë personalisht ju mbetemi përherë mirënjohës e borxhli për kontributin tuaj", shkruan Berisha mbi një fakt të tillë.

Në fund, i paraqet ftesën për një vizitë të tij në Tiranë.

n.e/NOA

KOMENTE