Pekin, 1 gusht NOA - Që të bëhesh astronaut, është një dëshirë e rrallë që u lind njerëzve, por pse jo, mund të lindë mes çdokujt.
Ndaj që të mos "fluturoni" pa ditur ca gjëra vërtet të domosdoshme, kini parasysh 100 rregullat që ka përgatitur një mjek kinez.
Rregullat i publikoi sot e përditshmja e Pekinit, "Yangtse Evening Post". "Jo plagë, jo histori sëmundjesh të rënda në tre brezat e fundit të familjes, jo kavitet dentar".
Këto veçohen si ndër më kryesoret ndër 100 kërkesat shëndetësore për aspirantët për astronautë që konkurrojnë për të qenë pjesë e ekipeve hapësinore.
Përveç kërkesave fizike për këtë punë, kandidati duhet të ketë gjithashtu një natyrë të pëlqyeshme dhe që mund të përshtatet", - vijon më tej, e përditshmja "Yangtse Evening Post".
***
Në Pekin ka nisur përzgjedhja e pjesëtarëve të mundshëm të ekipit më të ri hapësinor kinez.
E përditshmja raporton se procesi i përzgjedhjes për grupin e dytë të astronautëve kinezë, do t'i nxjerrë jashtë klasifikimit ata që u kullojnë hundët, që kanë alergji nga ilaçet ose u mban goja erë. "Era e keqe mund të dëmtojë kolegët e tjerë në hapësirën e ngushtë", citohet nga gazeta, Shi Bing Bing, zyrtar i spitalit të forcave ajrore të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit në Kinë.
Me qendër në Nanjing, ky institucion shëndetësor ushtarak, është një nga gjashtë spitalet për kontrollet shëndetësore të astronautëve. "Këta astronautë duhet të konsiderohen si qenie mbinjerëzore", - ka deklaruar Shi Bing Bing.
Për herë të parë, një shtetas kinez ka shkelur në hapësirën e kozmosit duke ngritur atje flamurin e Kinës, në muajin shtator të vitit të kaluar, kur u dërgua nga autoritetet kineze, Zhai Zhigang, djali i një shitësi ushqimi të shpejtë.
/a.k/k.k/NOA/ - Komentoni edhe ju këtë lajm / Klikoni këtu, për rregullat e përdorimit