English

Kanibali i penduar: Jam duke kërkuar gruan e jetës sime, tani s'ha mish njeriu

Java, 1 gusht, NOA - Edhe një kanibal mund të jetë duke kërkuar për një grua që mund t'i japë dashuri. Në jetë, ja që paska gjithmonë njerëz që kërkojnë një shans të dytë dhe Sumanto, njeri-ngrënësi i cili u dënua pasi zhvarrosi trupin e një gruaje dhe e hëngri atë duke e cilësuar si një "mish mjaft të shijshëm" është njëri prej tyre.

Ai kohët e fundit u lirua nga burgu dhe në këtë kohë do të jetë në kërkim të shpirtit të tij binjak.

Ai ka thënë se tashmë ka ndryshuar, me shpresën edhe në shijen e ushqimeve. Ai u betua se nuk ka për të ngrënë më qenie njerëzore, qoftë edhe i vdekur.

"Nëse kjo do të ndihmojë për të gjetur dashurinë - tha se njeri-ngrënësi i penduar, - u them grave që mund të më duan se unë jam tashmë i përgatitur që të konsumoj vetëm ujë, vitamina dhe minerale", ka premtuar ai, me shpresën se ka për ta gjetur një grua e cila do ta dojë vërtet.

n.e/NOA - Komentoni edhe ju këtë lajm / Klikoni këtu, për rregullat e përdorimit

KOMENTE