Korçë, 1 gusht NOA - Një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi automjeti në të cilën ai ndodhej si pasagjer ka dalë nga rruga.
Aksidenti ndodhi dje në rrugën dytësore Korçë-Poline kur automjeti tip-Ford me targa KO 8170 B që drejtohej nga 49-vjecari Simon Petriti ka dalë nga dalë nga rrugë.
Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë 21-vjeçari Arta Ismailaj i cili ndodhej si pasagjer në këtë automjet.
Hetuesit e aksidenteve mbërritën menjëherë në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti.
Sipas policisë ngjarja ndodhi si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi i mjetit.
Ndaj tij ka filluar ndjekja penale për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".
k.k/NOA
Â