Prishtinë, 1 gusht, NOA - Pjesa kosovare e autostradës që lidh Kosovën me Durrësin, do të nisë të ndërtohet në muajin nëntor.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri kosovar i Transporteve dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, i cili ka detajuar se pikërisht në këtë periudhë do të nisë ndërtimi i segmentit rrugor, Morinë-Vërmic, të cilën ai e ka quajtur si pjesë të autostradës që lidh kombin.
Ndërkaq, deri në Morinë, i takon palës shqiptare ta ndërtojë autostradën, e cila në fakt tashmë është inauguruar, edhe me praninë e kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi në ditët e fundit të qershorit.Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit (MTPT) gjithashtu ka shpallur të premten kompaninë financiare konsultuese, e cila do të rrumbullakojë përgatitjen e dosjes së tenderit për fillimin e ndërtimit të autostradës Vërmicë-Prizren-Prishtinë-Merdare.
Ndërkaq, ministri Limaj, ka bërë me dijeni edhe faktin se javën tjetër shpallet shprehja e interesit per Aeroportin e Prishtinës.
n.e/NOA - Komentoni edhe ju këtë intervistë / Klikoni këtu, për rregullat e përdorimit