Tiranë, 1 gusht NOA - Partia e Ballit Kombëtar Demokrat ka lëshuar një deklaratë sot me anë të së cilës ka përshëndetur qytetarët që në zgjedhjet e 28 qershorit votuan PBKD, dhe koalicionin e djathtë.
"Zgjedhjet e sivjetshme ishin më të mirat të organizuara në këto dy dekada demokraci dhe ne e përshëndesim punën e KQZ në këto zgjedhje.
Megjithatë, përvoja tregoi se numërimi votave do të jetë problematik nëse nuk bëhen përmirësime.
Ne mendojmë se në zgjedhjet e ardhshme duhet të përdoren skaner numërimi dhe jo kamera, siç ndodhi këtë herë" thuhej në deklaratën e PBKD-së.
"PBKD do të ofrojë potencialet njerëzore dhe vizionin e saj në qeverisjen e re.
Në mandatin e dytë të saj, e djathta duhet të ketë prioritet ligjet e dekomunistizimit të shoqërisë shqiptare" ka shtuar më tej PBDK e cila në deklaratën e saj është shprehur kundër ligjeve që ligjërojnë deformimet natyrore të individëve të veçantë duke u shprehur se krijimi i familjes ka në thelb përcjelljen e jetës nga një gjeneratë në tjetrën, pa këtë cilësi të saj do të vihej në diskutim vetë ekzistenca e saj.
k.k/NOA
Â