English

Plagosje me thika pas një konflikti brenda një lokali, kapet njëri nga autorët

Shkodër, 1 gusht, NOA - Forcat policore bëjnë me dijeni se në vendin e quajtur "Kryqëzimi tek Prek Cali" të Shkodërs, pas një konflikti të çastit në brendësi të një lokali, është plagosur lehtë me armë të ftohtë (thikë), 38-vjeçari Gegë Kol Thana, lindur dhe banues në lagjen "Tom Kola" të Shkodrës, i padënuar më parë.

Nga hetimet e kryera, rezulton se autorë të kësaj ngjarje janë Gjok Docaj dhe Eduard Docaj, të dy me banim në fshatin Grudë e Re në Shkodër.

Nga ana e policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në polici i Gjok Docajt, ndërsa po punohet edhe për kapjen e Eduard Docajt.

Mbi këta dy persona rëndon vepra penale "plagosje e lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim".

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE