English

Zyrtarizimi i fitores nga KQZ, PD: Rezultati u shpall për herë të parë 7 me 0

Tiranë, 1 gusht NOA - Partia Demokratike ka dalë para pak minutash në një reagim lidhur me shpalljen e rezultatit zyrtar të zgjedhjeve të 28 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

"Për herë të parë në 17 vitet e fundit, me një votim 7 me 0 miratoi rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit", tha Erla Mëhilli, zëdhënëse e PD.

Sipas saj, votimi unanim nga 7 anëtarët e KQZ-së të propozuar nga i tërë spektri politik i vendit përbën një arritje të madhe dhe një standard të ri që nuk ka ekzistuar më parë në historikun e zgjedhjeve në Shqipëri.

Partia Demokratike vlerëson këtë votim konsensual si një dëshmi e fortë e pjekurisë demokratike të institucioneve përgjegjëse për administrimin e zgjedhjeve.

"Ky votim është një dëshmi tjetër madhore dhe motiv i vërtetë për pranimin e rezultatit nga të gjitha forcat politike", - theksoi Mëhilli.

Këtu ajo sugjeroi se z.Rama duhet të frymëzohet nga fryma konsensuale dhe e bashkëpunimit luajale ndaj ligjit, e bashkëpunimit të mijëra komisionerëve në qendrat e votimit dhe numërimit të votave, frymë e cila u pasqyrua sot tërësisht edhe me votimin unanim te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve për 140 mandatet e dala nga zgjedhjet e 28 qershorit".

/e.l/k.k/NOA/

Lexoni më shumë mbi argumentin e ditës:

KQZ shpalli rezultatin zyrtar, PS: Nuk i njohim këto zgjedhje

Përfundon "maratona" e 28 qershorit, shpallen rezultatet zyrtare të procesit zgjedhor

Komentoni edhe ju këtë lajm / Klikoni këtu, për rregullat e përdorimit

KOMENTE