Tiranë, 2 gusht NOA - Kush punon më gjatë? Aktualisht rumunët, në vendin e tyre dhe jo në emigrim.
Të paktën kështu thotë një studim i Bashkimi Evropian që konkludon se më së shumti punohet në Rumani*.
Të punësuarit në Rumani mesatarisht punojnë 41,8 orë në javë, kurse listën e shteteve vazhdon Çekia, Letonia, Polonia dhe Austria, ku punohet dhjeta orë më pak.
Befasia vjen nga Gjermania: Ekspertët evropianë aty kanë konstatuar se punëtorët në vendet e punës kalojnë 41,5 orë dhe në bazë të kësaj ky vend gjendet në maje të listës.
Mesatarja e BE-së është 40,4 orë. Para gjashtë vjetësh statisticienët kishin konstatuar se në Gjermani punohej 1,6 orë më pak se tani.
Kjo e dhënë posaçërisht ka zemëruar sindikalistët: punëtorët punojnë më gjatë se që shkruhet në marrëveshjen ndërmjet punëdhënësve dhe punëmarrësve.
Sipas tyre, gjermanët mund të jenë në fund të listës evropiane, me 37,6 orë në javë. Me fjalë të tjera ka shumë orë pune jashtë orarit.
Statistikat evropiane evidentojnë se më së paku punohet në Francë (38,4 orë në javë dhe në Belgjikë (38,6 orë).
Sado që gjermanët punojnë shumë, ata kanë një privilegj që rrallë kush mund ta ketë në Bashkimin Evropian: kanë numër rekord të ditëve të pushimit vjetor dhe të festave.
Këtu pushimet zgjasin 30 ditë, plus 10,5 ditë pushim për festa të ndryshme.
Ndërkaq në BE, sa i përket pushimeve, ka dallime ndërmjet anëtarëve të rinj dhe atyre të vjetër.
Mesatarja evropiane është 23,7 ditë pushim. Vendet anëtare të vjetra kanë 25,9 ditë pushim në vit, kurse në vendet ish-socialiste - 20,9 ditë.
Në Estoni gati se mbretërojnë kushtet japoneze: atje punëtorët gjatë vitit kanë vetëm 20 ditë pushim me pagesë dhe nëntë ditë të tjera për festat fetare dhe shtetërore.
(*) "Die Welt" - Komentoni lajmin / Klikoni këtu, për rregullat e përdorimit