Izrael, 2 gusht NOA - Ka zgjedhur një lokal të frekuentuar nga homoseksualët për të qëlluar me armë duke lënë dy të vdekur.
Ngjarja ka ndodhur dje në një qytet të Izraelit kur një person ka hapur zjarr në një lokal homoseksualësh.
Sipas autoriteteve vendase, një person identiteti i të cilit nuk dihet ka hyrë në një lokal që frekuentohej kryesisht nga homoseksualët dhe ka qëlluar me armë zjarri.
Policia vendase nuk bën të ditur motivet e këtij sulmi ndaj homoseksualëve por ka shtuar se ka nisur hetimet për të kapur autorin e ngjarjes i cili është larguar me shpejtësi.
Nga ngjarja mbetën të vrarë dy persona.
k.k/NOA