Kanada, 2 gusht NOA - Shembja e skenës gjatë një koncerti në Kanada ka shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e të paktën 50 personave.
Incidenti ndodhi dje në Kanada gjatë koncertit të Country-it, kur është shembur skena.
Spektatorët e shumtë që po ndiqnin koncertin janë tmerruar dhe kanë dalë menjëherë por mes tyre mbeten të plagosur të paktën 50 persona ndërsa një tjetër humbi jetën.
Koncerti u ndërpre ndërsa në vendngjarje mbërritën autoambulanca të shumta si dhe forca policie.
Këto të fundit nisën hetimet për të zbardhur rrethanat e shembjes së skenës.
k.k/NOA