English

Kthehen emigrantët në atdhe, radhë të gjata në kufi

Kakavijë, 2 gusht NOA - Rikthehen radhët e gjata në pikat e kalimit kufitar për shkak të kthimit të emigrantëve për pushime.

Mbi 8 mijë emigrantë shqiptarë që jetojnë në Greqi, kanë hyrë gjatë 12 orëve të fundit nëpërmjet dy pikave kufitare të qarkut të Gjirokastrës, Kakavijë, dhe "Tre Urat", rreth 20 kilometra larg qytetit të Përmetit. Për të evituar radhët e gjata në pikat e kalimit kufitar janë vendosur në dispozicion të emigrantëve 8 sportele në hyrje dhe tre në dalje nga ana shqiptare, ndërsa në doganën greke funksionojnë 7 sportele në dalje dhe 2 në hyrje.

Mësohet se gjatë orëve të fundit nëpërmjet doganës së Kakavijës kanë hyrë 1400 automjete dhe 74 autobusë të linjës ndërkombëtare, ndërsa në vendkalimin kufitar të "Tre Urave" 287 automjete. Ndërsa për të shmangur trafikun e makinave në aksin Kakavijë-Ballsh, policia e Gjirokastrës ka trefishuar numrin e postblloqeve rrugore.

k.k/NOA

KOMENTE