English

Receta të thjeshta, për një fytyrë e trup të butë dhe të ëmbël, si mjalti

Gjithkush, por vajzat dhe gratë në veçanti, e kanë ëndërr një fytyrë dhe trup të butë dhe të ëmbël, si mjalti.

Ja disa receta me bazë mjaltin që mund të përdoren në kushtet e shtëpisë, pa lodhje dhe pa shpenzime.

Duar më të bukura dhe të buta

Mjafton të vendosni në një enë, një të verdhë veze dhe 2 lugë mjaltë. E përzini mirë dhe masën e përgatitur e vendosni në duar me ndihmën e një pambuku dhe mbajeni deri sa te thithet nga lëkura. Më pas shpëlajeni.

Flokë më të shndritshëm

Vendosni në një enë një të verdhë veze, një lugë vaj bajamesh dhe një lugë mjaltë të lëngshëm. Shpërndajeni në mënyrë uniforme në flokët tuaj dhe lëreni për gati një orë. Më pas shpëlajeni me kujdes flokët.

Lëkurë e hidratuar dhe relaks i garantuar

Një banjë vërtet relaksuese: në vaskën me ujë të ngrohtë, shtoni gjysmë kile kripë, gjysmë kile qumësht dhe një filxhan mjaltë. Qëndroni dhe relaksohuni.

Fytyrë më përtëritëse dhe gjallëruese

Vendosni në një enë 2 lugë argjilë dhe mjaltë, i përzieni duke shtuar pak ujë deri sa të formohet një masë homogjene dhe aplikojeni në fytyrë për 10 minuta.

Për fytyrat e yndyrshme këshillohet që masës së mësipërme t'i shtohet disa pika limoni, ndërsa për fytyrat e thata rekomandohet të shtohet një lugë vaj bajamesh.

KOMENTE
  • Fatma Rastelica14:34 - 09 Nëntor 2011
    Argjila ose Glina, ne prishtine blihet ne barnator te 92!
  • Dibran Hoxha10:35 - 07 Nëntor 2011
    a pom kallxon dikush qa asht < argjil>
  • Aniela10:20 - 07 Nëntor 2011
    Prsh!!Kjo gje duhet bere vazhdimisht gjate gjithe kohes per te patur rezultat??
  • Anizel10:52 - 07 Shtator 2011
    MË TË BUKUR SE KURRË ...NXITONI :))))