English

Rrëfimi i gruas së Azem Vllasit: Ndajmë fatin e Kosovës

Të gjitha nevojat dhe problemet që kanë boshnjakët në Kosovë prezantohen në emisionin televiziv në RTK "Mostovi" ("Urat")!, emision ky që shërben si një dritare për boshnjakët e Kosovës. Nadira Avdiq-Vllasi tregon për "Express" në Prishtinë, për jetën e saj dhe punën në realizimin e këtij emisioni.

Po bëhen disa vjet që jeni autore e emisionit "Urat". Ju është mërzitur kjo punë apo e bëni sot e kësaj dite me një vullnet? Asnjëherë nuk është punë e mërzitshme të ndërtosh ura në mes njerëzve dhe entiteteve në Kosovë. Përkundrazi! Ka në këtë drejtim akoma shumë punë në shtetin e ri, në Kosovën e pavarur. Tani para nesh ka tema nga jeta e përditshme. As ato nuk janë të mërzitshme. Rëndësia e temave të përditshme dhe roli i informimit për të gjithë qytetarët e Kosovës janë sfidë që të punohet më mirë dhe më shumë. Cila është e mira që sjell ky emision dhe çfarë ndikimi ka ai në komunitetin boshnjak që jeton në Kosovë? Mendoj se kemi kontribuar në një punë, e cila ishte veçanërisht e rëndësishme për Kosovën në tërësi dhe për komunitetin boshnjak në veçanti gjatë tranzicionit. Kemi kapërcyer barriera gjuhësore, kemi gjurmuar identitetin tonë etnik dhe kemi kërkuar vendin e ri për gjuhën boshnjake në kushte të reja. Duhet të përkujtoj, në kohën e ish-federatës jugosllave dhe kohën dhjetëvjeçare të okupacionit serb mbi Kosovën, gjuha boshnjake ishte gjuhë e ndaluar, nuk përmendej fare (ishte vetëm serbo-kroatishtja). Por, vetëm në gjuhën shqipe asnjëherë nuk është harruar emri ynë etnik si boshnjak dhe as emri i gjuhës sonë. Mendoj se edhe kjo ka ndikuar që boshnjakët në Kosovën e re të kenë më shumë se kudo në regjion hapësire dhe mundësi për afirmimin e vet etnik, për rikthimin e emrit dhe për shkollim në gjuhën e vet. Në këtë kontekst, programi në gjuhën boshnjake në RTK ka pasur rol të konsiderueshëm. Do të thotë edhe emisioni ynë "Mostovi" ("Urat")! Të gjitha nevojat dhe problemet që kanë boshnjakët në Kosovë, kur aktualizohen publikisht, fitojnë shans për zgjidhje më të shpejtë. Rëndësia e mediumeve të pavarura, posaçërisht te TV është impresive. Përveç punës që bëni në RTK, ju merreni edhe me shkrime. Si po ju ecën? Shkurt, më shumë se gjysmën e karrierës time gazetareske kam qenë korrespondente dhe udhëheqëse e korrespodencës te "Vjesnikut" të Zagrebit, në atë kohë gazeta më prestigjioze kroate. Do të thotë, gazetare e gazetës. Pastaj, deri pas lufte isha korrespondente e Zërit të Amerikës, programi për boshnjakë. Një kohë punoja edhe për "Dojçe Wele", pastaj në "Evropën e lirë", dhe në atë kohë me disa kolegë nga Prizreni themeluam revistën dyjavore "ALEM." Kjo revistë botohej në periudhën e tranzicionit, për një vit nuk del. Nuk mund të vetëfinancohet, gjë qe është e vështirë edhe për gazetat shqipe që kanë më shumë lexues, jo më gazeta boshnjake. Por besoj se ky problem do të zgjidhet sikur në vendet tjera për media të minoriteteve dhe "ALEM" (gur i çmuar) do të gjejë serish vendin e vet në shoqërinë mediale të Kosovës. Keni plane të tjera si në RTK ashtu edhe në jetë private? Nuk jam nga ata që bëjnë plane shumë precize. Edhe 3-4 vite mendoj se mund të bej këtë punë. Po ngritën gazetarë të rinj edhe për gjuhën boshnjake. Jeta shpeshherë benë planet e veta para nesh, pavarësisht nga ajo çka ne planifikojmë. Jam aktive edhe në shoqërinë civile. Forumi Boshnjak i Kosovës ka bërë punë të mirë për komunitetin tonë në kohën e tranzicionit. Kuptohet, do të shkruaj edhe në vazhdim kurdo që me premton koha dhe rrethanat Jeni gruaja e Azem Vllasit. Sot a ju përmendin më shumë ju apo z. Vllasi? Ja, më 8 gusht shënojmë 35-vjetorin e jetës sonë bashkëshortore. Krejt kjo kohë ka qenë interesante dhe sfiduese. Kemi ndarë fatin e Kosovës dhe pikërisht sikurse Kosova kemi kaluar pak a shumë situata të ndryshme, të vështira. Jetojmë në harmoni të plotë. Dhe kështu, më lehtë i kemi përballuar të gjitha vështirësitë. Mund të them se kemi jetë të suksesshme. Që të dy kemi punuar dhe punojmë me kapacitet të plotë. Ky është një sadisfaksion për mua që kam braktisur Bosnjën dhe jetoj këtu, duke e ndier veten si kosovare. Që të dy jemi persona publik. Nuk është me rëndësi cilin nga i cili aspekt e njeh opinioni, por kryesisht na respektojnë ata që na njohin. Për shkak të punës sonë dhe gjurmët që kemi lënë pas vetes. Për fund një mesazh për komunitetin boshnjak por edhe për komunitet e tjera që jetojnë në Kosovë? Të gjithë ne kemi përfituar hapësirë për afirmim të plotë në Kosovën e pavarur. Sa do ta shfrytëzojmë këtë hapësire varet nga ne secili vet. Duhet të punojmë duke mos pritur asgjë të gatshme. Mediumet në atë drejtim kanë rëndësi të posaçme. Por, vetëm kur janë të pavarura. Mediumet e ndikuara nga jashtë dhe të varura me shumë dëmtojnë sesa që sjellin ndonjë dobi.

Â

KOMENTE