English

Sarandë, policia mban në vëzhgim mjetet motorike

Sarandë, 2 gusht NOA - Policia e Sarandës ka ndërmarrë një aksion kundër mjeteve të shpejta motorike që frekuentojnë bregdetin në këtë qytet.

Pas aksidentit tragjik që ndodhi rreth dy javë më parë në bregdetin e Durrësit, kur një 38-vjeçar nga Kosova humbi jetën pasi u godit në kokë nga një motor uji teksa po lahej fare pranë bregut të detit, policia ka ndërmarrë një aksion për bllokimin e mjeteve motorike.

Kështu në Durrës, Vlorë e së fundmi në Saranda, forcat policore po operojnë në brigjet detare për të shmangur aksidentet, duke vëzhguar të gjitha mjetet e shpejta motorike që lëvizin pranë breg të detit.

Burime nga policia bënë të ditur se po kontrollohen drejtuesit e këtyre mjeteve nëse posedojnë dokumentacionin ligjor si shmangien e aksidenteve në bregdet të, pasi këto mjete rrezikojnë jetën e plazhistëve. Mësohet se të paktën në bregdetin e Sarandës, mjetet motorike të cilat janë konstatuar kanë qenë të pajisura me dokumentacionin përkatës.

k.k/NOA

KOMENTE