Spanjë, 2 gusht NOA - Ishulli La Palma i Spanjës rrezikon të përfshihet nga flakët e zjarrit, autoritetet vendase janë angazhuar për të neutralizuar flakët e zjarrit të cilat kanë përfshirë prej disa ditësh Spanjën.
Më shumë se 4 mijë persona në arkipelagun e Kanarieve në Spanjë kanë braktisur banesat e tyre për shkak të kërcënimit nga zjarri.
Paralelisht me shkrumbimin nga zjarri i ishullit të Spanjës, flakët e zjarrit kanë përfshirë edhe Greqinë.
Kësaj herë flakët kanë rënë në zonës e Korintit të Greqisë, dhe rreth 80 zjarrfikës po përpiqen të kontrollojnë flakët e zjarrit të cilët përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta duke djegur me dhjetëra hektarë bimë e shkurre.
k.k/NOA