English

Urdhri i kryepolicit Prençi, në Shkodër nis valë ndëshkimesh për aksidentet

Shkodër, 2 Gusht NOA - Viktimat e aksidenteve rrugore që kanë ndodhur ditët e fundit duke përgjakur gjithë vendin, janë parë si sinjal alarmi nga policia duke u detyruar të marrë masa që i shpalli si urgjente.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, ka nxjerrë një urdhër që mban numrin 832 datë 28.07.2009, ku kërkon shërbime të përforcuara të Policisë Rrugore.

Për këtë qëllim, në Shkodër, nga ana e seksionit të Policisë Rrugore, në bashkëpunim me shërbimet e Taks Forcës të ardhur nga Tirana janë marrë një seri masash ndëshkimore ne 24 orëshin e fundit duke prerë 305 gjoba vetëm në qytetin e Shkodrës dhe rrugët hyrëse të tij.

Kështu janë bllokuar për mungese dokumentacioni, 19 automjete

6 automjete

Janë pezulluar 6 leje drejtimi për përdorim të pijeve alkoolike si dhe janë bllokuar gjashtë makina.

Po ashtu 233 masa në formë gjobe, janë prerë për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Kurse janë ndëshkuar edhe 23 drejtues motoçikletash për mungesë të kaskave mbrojtëse në kokë.

Nga ana tjetër, 11 shoferë janë gjobitur për parakalim të gabuar dhe për shkelje të tjera, edhe 13 shoferë të tjerë.

Nga e diela e kaluar dhe deri dje, janë shënuar aksidente me 22 të vdekur dhe mbi 40 të plagosur.

Pjesa më e madhe e aksidenteve kanë pasur tre të vdekur dhe më shumë për çdo ngjarje si dhe disa të plagosur.

/r.d/k.k/NOA/ - Komentoni edhe ju këtë lajm / Klikoni këtu, për rregullat e përdorimit

KOMENTE