English

Afganistan, vriten 10 persona dhe plagosen 20 të tjerë nga shpërthimi i një bombe

Afganistan, 3 gusht NOA - Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një bombe në anë të një rruge në perëndim të Afganistanit.

Shpërthimi ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin e Heratit dhe sipas autoritete, bomba dyshohet të ketë pasur për "shenjestër" policinë.

Ndërkohë që një ditë më parë i dërguari i lartë i Kombeve të Bashkuara në Afganistan, Kai Aide bëri thirrje për bisedime paqeje me udhëheqjen e lartë talebane për t'i dhënë fund konliktit.

Presidenti afgan Hamid Karzai ka bërë thirrje vazhdimisht për bisedime paqeje me Talebanët,

Por udhëheqësi i grupit Mullah Omari nuk i ka pranuar ofertat, duke mos pranuar asnjë dialog deri në largimin e truve të huaj.

Â

KOMENTE