English

Çeçeni, guerrilasit vrasin 5 policë

Çeçeni, 3 gusht NOAÂ - Të paktën pesë policë kanë mbetur të vrarë pas një atentati të kryer nga guerrilasit.

Sulmi ndodhi sot në zonën Bitum Kale në Çeçeni kur atentatorët të cilët dyshohet se janë një grup guerrilasish kanë hapur zjarr në drejtim të forcave të policisë.

Për pasojë kanë mbetur të vdekur pesë punonjës policie.

Autoritetet vendase njoftuan se u rrethua zona e ngjarje ndërsa po punohet për kapjen e autorëve.

Nuk dihet motivi i sulmit ndërsa guerrilasit dyshohet të jenë autorët e krimit.

k.k/NOA

KOMENTE