Fushë-Krujë, 3 gusht NOA - Nën kërcënimin e thikës vjedhin 150 euro në një Western Union, arrestohen dy të rinj.
Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në Fushë-Krujë kur dy të rinj kanë hyrë në një Western Union dhe me anë të një thike kanë kërcënuar punonjësen me qëllim që ajo t'u jepte atyre paratë e xhiros ditore.
Frika nga grabitësit ka detyruar punonjësen t'u dorëzojë atyre rreth 150 euro.
Menjëherë pasi kanë marrë paratë të rinjtë janë larguar me shpejtësi por u kapën vetëm pak minuta më vonë nga forcat e pol8icisë të cilat ishin sinjalizuar për grabitjen.
Burime nga policia thanë se u krye një kontroll i imtësishëm në banesat e dy grabitësve për të gjetur paratë e vjedhura.
Shuma prej 150 euro u gjet e fshehur në një oxhak në banesën e njërit prej të autorëve.
k.k/NOA