English

Gripi i derrit, priten të vijnë sot nga Rumania analizat e 13 rasteve të dyshuara

Bukuresht, 3 gusht, NOA - Pritet që të mbërrijnë sot nga Rumania përfundimet e analizave për 13 raste të dyshuara me gripin e derrit, të cilat janë dërguar ditën e premte në laboratorin e referencës për Europën Juglindore në këtë vend nga  specialistët e Institutit të Shëndetit Publik.

Nëse ato rezultojnë pozitive, këto do të jenë edhe 13 raste më tepër që i shtohen shifrës aktuale të të prekurve me virusin AH1N1 në vendin tonë, e cila numëron 8 të tillë. Â

Ndërkaq, mendohet se muaji ku prekjet nga ky virus do të jenë më të shumta do të jetë shtatori, influencuar kjo edhe nga hyrja e emigrantëve në vendin tonë.

n.e/NOA

Â

KOMENTE