English

Ilaçet e depresionit për pak i kushtojnë jetën një 43-vjeçareje

Krujë, 3 gusht NOA - Shtoi dozën e ilaçeve që i kishte dhënë mjeku, për pak rrezikon jetën një 43-vjecare.

Ngjarja ndodhi sot në Nikla e Krujës kur M. C 43-vjeç është gjetur në gjendje të rëndë nga familjarët e saj në kuzhinë dhe pranë saj ilaçet me të cilat ajo kuronte sëmundjen e depresionit.

Të alarmuar familjarët kanë transportuar menjëherë gruan drejt spitalit.

Pas ndërhyrjes mjekësore 43-vjeçarja mundi t'i shpëtojë vdekjes.

Mësohet se pre disa kohësh M.C, kurohej me ilaçin e quajtur "Amnizol" pasi vuante nga depresioni.

Por dyshohet se ajo ka shtuar dozën në masë duke rrezikuar jetën.

k.k/NOA

KOMENTE