English

Indi, gripi i derrave shënon viktimën e parë, vdes 14-vjeçarja

Indi, 3 gusht NOA - Visuri H1N1, ka mbërritur edhe në Indi duke shkaktuar dhe viktimën e parë.

Një vajzë 14-vjeçare ka ndërruar jetë dje në Indi pasi rezultonte e prekur nga gripi i derrave.

Autoritetet Shëndetësore të Indisë bënë të ditur se e mitura ishte paraqitur në spital pak kohë më parë.

Sipas simptomave të saj, mjekët dyshuar për virusin H1N1 dhe analizat rezultuan pozitive.

Mjekimet nuk kanë ndihmuar 14-vjeçaren e cila ndërroi jetë.

Ky i është rasti i parë në Indi që H1N1 shkakton viktima.

k.k/NOA

KOMENTE