English

INSTAT, importet janë më të larta se një vit më parë, shtohet deficiti tregtar

Tiranë, 3 gusht, NOA - Rritja e nivelit të importeve ka shtuar edhe atë të deficitit tregtar. Një përfundim i tillë arrihet nëse studion të dhënat e fundit nga Instituti i Statistikave, sipas të cilave, në muajin maj, importi arriti një nivel prej 2.8 për qind më të lartë në krahasim me muajin maj të vitittë kaluar.

Ndërkaq, deficiti tregtar llogaritet që të jetë më i lartë me një rritje prej 13.2 për qind krahasuar me muajin paraardhës.

Sipas statistikave të INSTAT-it, disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët importi është rritur janë: Italia, Gjermania, Greqia, Kroacia, Zvicra etj.

KOMENTE