Herat, 3 gusht, NOA - Një bombë në anë të rrugës ka shpërthyer në perëndim të Afganistanit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 10 personave dhe plagosjen e 20 të tjerëve.
Autoritetet afgane bëjnë me dijeni se shpërthimi kishte në shënjestër policinë dhe ndodhi sot në mëngjes në qytetit e Heratit.
Ky sulm i është shtuar atyre që kanë ndodhur shumë javët e fundit, duke tensionuar shumë situatën në këtë vend para zgjedhjeve presidenciale të 20 gushtit.
Nga ana e tij, i dërguari i lartë i Kombeve të Bashkuara në Afganistan, Kai Aide bëri thirrje për bisedime paqeje me udhëheqjen e lartë talebane për t'i dhënë fund konfliktit.
Ndërsa presidenti afgan, Hamid Karzai ka bërë thirrje vazhdimisht për bisedime paqeje me Talebanët, përfshirë udhëheqësin e grupit Mullah Omari.
Por Omari i ka hedhur poshtë këto oferta, duke thënë se asnjë dialog nuk mund të bëhet, derisa të gjitha trupat e huaja të dalin nga vendi.
n.e/NOA
Â