English

Kampionati evropian i peshëngritjes për të rinj, Shqipëria 2 medalje ari e 4 bronxi

Landskrona, 3 gusht, NOA - Â Ndër 30 vende pjesëmarrëse, Shqipëria u rendit e katërta në kampionatin evropian të Peshëngritjes, sa i përket medaljeve dhe pikëve të marra në të.

Ky kampionat u zhvillua gjatë këtyre ditëve në qytetin Landskrona të Suedisë dhe bilanci i medaljeve për ekipin tonë kombëtar gjatë tij ka qenë 2 medalje ari dhe 4 bronzi.

Dy të artat e vetme në këtë evropian u morën nga peshëngritësi Ervis Tabaku në peshën 94 kg në stilin e shkëputjes dhe në dygarësh, ndërsa 4 medaljet e bronzit u morën përkatësisht nga Briken Calja në stilin e shkëputjes, Daniel Godelli në shtytje dhe në dygarësh dhe nga Ervis Tabaku në stilin e shtytjes. Por është fakt se veç këtyre medaljeve, Shqipëria theu edhe 5 rekorde, që të gjitha Â

nën emrin e Ervis Tabakut, i cili paskëtaj mund të thuhet se ka qenë vërtet sportisti më i mirë i ekipit tonë në këtë aktivitet ndërkombëtar.

n.e/NOA

Â

KOMENTE