English

Maqedoni, konfirmohen tre raste të reja të infektuar nga gripi i derrave

Maqedoni, 3 gusht NOA - Shtohen edhe tre raste të tjera me virusin A/H1N1, në Maqedoni.

Analizat më të reja nga Instituti për shëndet publik konfirmuan infektimin nga gripi i derrave edhe të tre pacientë të tjerë.

Rastet janë bërë publike nga autoritetet Shëndetësore të Maqedonisë të cilat theksuan se dy nga pacientët janë kthyer nga udhëtimi në Mal të Zi, kurse njëri nga Bullgaria.

27 rasteve të verifikuara më parë u janë shtuar edhe tre të tjera duke e çuar në 30 numrin e të prekurve nga virusi A/H1N1.

k.k/NOA

KOMENTE