Pogradec, 3 gusht, NOA - Policia e Pogradecit ka nisur një procedim penal ndaj një të moshuareje 70-vjeçare, pasi asaj iu gjendën 6 bimë narkotike, të mbjella në oborrin e shtëpisë së saj.
Burimet policore bëjne me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se ajo është Lirije Capo, banuese në fshatin Gështenjas, pasi në oborrin e banesës së saj janë gjetur 6 bimë të ngjashme me ato të kanabis sattiva, të cilat u morën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale.
Për shkak të moshës, është vendosur që ajo të ndiqet në gjendje të lirë.
U kryen veprimet proceduriale për veprën penale të "Kultivimit të bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal dhe materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Pogradecit për hetime të mëtejshme.
n.e/NOA