Durrës, 3 gusht NOA - Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës ka hartuar një plan masash për goditjen e personave që kryejnë vjedhje kryesisht në zonën e plazhit e cila është "shënjestër" gjatë sezonit turistik.
Por policia e qytetit bregdetar theksoi se në planin e masave përfshihet edhe kapja e personave në kërkim, evitimin e aksidenteve rrugore, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike etj.
Ndërkohë që sipas policisë masat e marra kanë sjellë dhe rezultate konkrete si parandalimi i vjedhjeve të automjeteve, apo të banesave çantave të dorës e xhepave.
"Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kriminaliteti për këto vepra penale ka një rënie mbi 65%. Por duhet të pranojmë se shqetësim vazhdojnë të jenë vjedhjet e banesave në periferi të zonës së plazhit në kufizimet e saj me fshatin Shkallur e lagjen 14 shkozet, pasi shërbimet policore kanë qenë të përqendruara duke i dhënë më tepër prioritet zonës së mbipopulluar të plazhit, si dhe sigurisë në rrugë për marrjen e masave të qarkullimit rrugor" thuhej në deklaratën zyrtare të policisë së Durrësit.
"Gjatë muajit korrik janë evidentuar 37 vepra penale, të ndara në vjedhje banese, vjedhje automjeti, vjedhje(cantash e xhepash) dhe vjedhje lokali.
Ku janë arrestuar si autorë të këtyre veprave penale 10 persona, ndiqen në gjendje të
k.k/NOA