English

PS, Spiropali: Zgjedhjet e vjedhura nuk legalizohen, ne nuk e pranojnë rezultatin

Tiranë, 3 gusht NOA - "Zgjedhjet e vjedhura nuk legalizohen, sepse populli nuk jeton për të mbajtur në kurriz një oborr të korruptuarish, që duan të korruptojnë çdo gjë dhe të mbretërojnë sikur asgjë nuk ka ndodhur" kështu është shprehur sot në një deklaratë për shtyp përfaqësuesja e PS-së, Elisa Spiropali.

Në deklaratën e saj Spiropali ka theksuar se Partia Socialiste nuk e pranon rezultatin e zgjedhje do të bëjë gjithçka për t'i dhënë popullit përfaqësimin e merituar në të gjitha rrugë demokratike në këtë beteje mes dy botësh.

"Partia Socialiste nuk është në ankand dhe Sali Berisha nuk do mundë kurrë ta blejë opozitën reale dhe as të vendosë kryetarin e PS. Ne nuk e pranojmë rezultatin e zgjedhjeve dhe do të bëjmë gjithçka për t'i dhënë popullit përfaqësimin e merituar në të gjitha rrugët demokratike në këtë betejë mes dy botësh. Fitorja e Saliut do të jetë disfata e tij." tha Spiropali.

k.k/NOA

KOMENTE