Kamëz, 3 gusht, NOA - Një aksident i ri i është shtuar radhës së atyre që kanë ndodhur ditët e fundit dhe që kanë tronditur opinionin publik për nga shifra e lartë e tyre.
Sipas burimeve policore për agjencinë e Lajmeve NOA, treni ka aksidentuar rëndë një 16-vjeçar në mëngjesin e sotëm.
Bëhet e ditur paraprakisht se i dëmtuari është Genc Skrashi, nga Paskuqani, i cili u shtyp nga treni në hyrje të Kamzës.
Menjëherë 16-vjeçari është dërguar në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë për jetën dhe më tej do të mësohet mbi fatin e tij.
Policia bën me dijeni se në kuadër të parandalimit të aksidenteve rrugore ka ndërmarrë një sërë masash që nga patrullimet e shtuara rrugore, deri te shpërndarja e broshurave ndaj kalimtarëve.
n.e/NOA